“UPSSS”/ Melisa në një lidhje me Andin? Fotot i nxjerrin zbuluar dy konkurentët e “Përputhen” (Foto)

Pas skandalit me dyshen Tea Beart, dy ish-konkurentë të “Përputhen”, një tjetër skandal i paralajmëruar më herët duket se do të dalë në dritë shumë shpejt.

Melisa dhe Andi, ish-partneri i Teas nëse mund ta quajmë kështu, sipas fotove që po qarkullojnë në rrjet duket se janë “përputhur” jashtë programit. Ndjekësit e tyre dhe disa faqe demaskuese në Instagram kanë nxjerr disa foto pothuajse të njëjta të dyshes Melisa-Andi.

Ka qenë Fationi ai që ka dalë nga programi duke thënë se Melisa ka pasur raporte me një konkurent tjetër në emision. Nga fotot e publikuara në rrjet shihet se Melisa dhe Andi shfaqen me të njëtin kapuç, në të njëjtat vende dhe në të njëjtën shtëpi.