“Sa ke ti ndjekës, unë kam komente”/ Trejsi Sejdini përplaset në studio me fotografin

Ai shtoi se shumë prej këtyre vajzave që ashtuquhen VIP-a, i blejnë ndjekësit, duke treguar në telefon edhe një aplikacion që kryen këtë funksion. Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!.

Ish-Miss Universe Trejsi Sejdini është përplasur dhe ka debatuar ashpër me fotografin Aleks Bilani. Të ftuar në “Bardhezi”, teksa diskutohej për ndjekësit në rrjetet sociale, Bilani tha se VIP-a janë vetëm Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, të tjerët quhen persona publikë, që ka tjetër kuptim.

Ai shtoi se shumë prej këtyre vajzave që ashtuquhen VIP-a, i blejnë ndjekësit, duke treguar në telefon edhe një aplikacion që kryen këtë funksion.

“Shiko VIP do të thotë Very Important Person, dhe është Presidenti i Republikës e kryeministri, të tjerët njihen si personazhë publikë. Dhe ky term, është tjetër gjë, jo VIP. Pastaj ja ku është, ky është programi ku blihen ndjekësit,”– tha Bilani.

“Unë nuk e di njëherë…sa ke ti folloersa, unë kam komente,”- tha Trejsi. “Po unë të thashë, amator jam…me 6 muaj punë i shkreti,”- vijoi Bilani. “E pra po merre telefonin tim ti, dhe po gjete një program këtu…nuk e di ç’të them,”– tha Sejdini.