Nuk reshta së luturi pranë shtratit të vajzës që kishte rënë në koma dhe mrekulli ndodhi

Të keni nevojë për ndihmë nuk do të thotë që jeni të dobët.

Duke pranuar të vërtetën në jetë dhe duke dashur që të ecni përpara, tregoni forcë të madhe dhe sinqeritet.

Ju keni nevojë që të vazhdoni jetën, të shëroheni dhe të kaloni te çastet e mira.

Nëse mbështeteni te ndihma e engjëjve jeta juaj do të ndryshojë.

Shkëputur nga libri MEDICAL MEDIUM sjellë në shqip nga Botimet Living.

HISTORI E VËRTETË

Një mrekulli nga Engjëlli i Mëshirës

Një mbrëmje, Edita ishte vetëm në shtëpi duke u kujdesur për vajzën e saj katërvjeçare, Emën, e cila ishte me temperaturë 40.5 gradë.

Ajo nxitoi për në urgjencë, por para se të vinin mjekët, Ema humbi ndjenjat.

Ata e shtruan në sallën e reanimacionit, ku ra në gjendje kome.

Mjekët i thanë Editës se sipas analizave të gjakut, Ema kishte një formë të rrallë meningjiti.

Ky ishte rasti më i keq që kishin parë prej shumë kohësh.

Rezonanca tregoi se kishte ndodhur një dëmtim në tru dhe mjekët menduan se do të shkaktonte paralizë, në mos vdekjen e sigurt.

Ata e paralajmëruan Editën se edhe nëse Ema dilte nga koma dhe shpëtonte, do të kishte nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.

Edita i telefonoi së motrës, Valerisë, e cila ishte klientja ime. Valeria iu lut që të më telefononte me urgjencë.

Shpirti më tha se ky ishte një rast për Engjëllin e Mëshirës, kështu që i shpjegova Editës se çfarë duhej të bënte.

Përgjatë një ore, ajo u ul përkrah Emës në shtratin e spitalit dhe filloi t’i lutej me zë të lartë Engjëllit të Mëshirës që të vinte dhe të shpëtonte vajzën e saj.

Infermieret u përpoqën që ta qetësonin, por Edita nuk pushonte së luturi.