Kujdes nga Ky Mekat..!? Kush e ben kete mekat nuk e ka mbrojten e Allahut..! Ky mekat e Befasoi dhe Profetin Musa aeljhi selam..!

Kujdes nga Ky Mekat..!? Kush e ben kete mekat nuk e ka mbrojten e Allahut..! Ky mekat e Befasoi dhe Profetin Musa aeljhi selam..!

Sipas botëkuptimit islam mëkat do të thotë shkelja e ndalesave të Allahut. Muhammedi (a.s.) mëkatin e përshkruan me këto fjalë: “Mëkati është një gjë që shkatërron njeriun në brendësi pët të cilën nuk do të di askush”. Ndërkaq pendim (tevbe) që do të thotë kthim dhe drejtim nga Allahu, ka kuptim edhe të pendimit për mëkatet e kryera me vetëdije apo pa vetëdije nga ana e myslimanit, ndërsa nënkupton edhe kthimin me qëllim të mospërsëritjes së tyre, orientimi drejt Allahut dhe kërkim falje prej Tij. Në këtë kontekst njeriu kthehet nga mohimi i Allahut në besim, nga rebelimi në bindje, nga mëkati në sevap dhe orientimi nga gabimi në rrugë të drejtë.

Njeriu sipas islamit nuk ka lindur mëkatar, por pranohet se mund të bëj mëkate. Atij i janë treguar rrugët e mbrojtjes dhe shpëtimit nga mëkatet. Prandaj, mosbërja e mëkateve nuk është virtyt i njerëzimit dhe kjo nuk është e mundur. Virtyti i vërtetë është pendimi i individit për shkak të mëkatit që ka bërë. Prandaj Muhammedi (a.s.) në një hadith të tij ka thënë: “Të gjithë njerëzit janë mëkatarë, ndërsa më të mirët mes tyre janë ata që pendohen. Ata që heqin dorë prej mëkatit dhe pendohen janë sikur nuk e kanë bërë atë mëkat”. Duke u nisur nga kjo mund të thuhet se njeriu me pendim pastrohet prej mëkateve dhe është i pastër sikur në ditën kur ka lindur.

Ndërkaq në një hadith tjetër i dërguar i Allahut, Muhammedi (a.s.) thotë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, atëherë Allahu do të ju shkatërronte juve dhe në vendin tuaj do të krijonte robër të ri të cilët bëjnë mëkate dhe pendohen shumë pas tyre”. Rruga për të shpëtuar nga mëkatet dhe për tu pastruar nga papastërtitë shpirtërore është pendimi. Allahu i Madhërishëm në ajetin e 31-të të sures Nur thërret njerëzit në pendim duke thënë: “…Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin”.

Ne vazhdim munde te njdekni videon e cila titullohet “Kush e ben kete mekat nuk e ka mbrojten e Allahut.” shikim te kendshem..