Hoqi fundin në studio dhe ia hodhi Fatjonit, flet nëna e Melisës: Nuk u befasova e prisja

E ëma e Melisës, në studion e “PërPuthen”, tha se fillimisht nuk kishte qenë dakord që ajo të ishte pjesë e emisionit, por lejen Melisa e kishte marrë nga i ati.

Ndërkohë, e pyetur për performancën p rovok uese të Melisës, e ëma tha se duke e njohur të bijën, tha se nuk e befasoi.

Ajo u shpreh se dhe afërsinë me djemtë në takime, Melisa e ka për faktin se ajo është gjithnjë vetvetja.

“Duke njohur Melisën, nuk më befasoi. Ajo është shumë e drejtpërdrejtë. Afrimiteti i saj me djemtë, ka qenë i komentuar sepse Melisa, siç i ndjenë, ashtu i ka patur takimet, nuk ka protokolle në takime. Melisa është vajzë lozonjare, tregoi karakterin saj, por në asnjë moment nuk ra pre. Mentaliteti është i joni, por jemi munduar të ecim me ritmin e kohës dhe sa kohë kemi pranuar që ajo të vijë në emision, do të ketë të papritura”, tha ajo.