Bekim Jashari: Jemi Të Gatshëm Ta Marrim Presidencën, Murati Është Më I Duhuri Për Atë Pozitë

Familja Jashari e gatshme ta marrë drejtimin e Presidencës

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike.

Anëtari i familjes Jashari thotë se nëse së paku 2/3 e deputetëve bien dakord që dikush nga familja Jashari ta marrë pozitën e presidentit ata janë të gatshëm.

Jashari thotë se më i miri për këtë pozitë në familjen e tij është Murat Jashari, ai madje thotë se është më i mirë se ai për këtë pozitë.

“Çështjen e presidentit e kanë biseduar por jo direkt se a do ta pranoni, e kam deklaruar hapur, unë si Bekim edhe si familje kemi treguar në momente të caktuara këto 20 vite që jemi gjak i këtyre(Jasharëve), kemi treguar që kem guxim, mundemi dhe dimë në moment të caktuara mos t’u ikim përgjegjësive”, ka thënë Jashari në TV Dukagjini.

“Në qoftë se këta të gjitha partitë politike gjejnë konsensus dhe bien dakord që një nga ne – që unë mendoj se më i i miri do të ishte Murati – është më i miri e më i duhuri për atë pozitë, është më i mirë se unë”.

Ai shton se nuk ka pasur asnjë takim me liderët politikë për çështjen e Presidentit.